Change Language

POLITIKA E KONFIDENCIALITETIT E UNILEVER

PARIMET E PRIVATESISE SE UNILEVER

 

Unilever e merr seriozisht privatësinë. Parimet e mëposhtme mbështesin qasjen tonë për të respektuar privatësinë tuaj:

  • Ne vlerësojmë besimin që ju na jepni duke na dhënë të dhënat tuaja personale. Ne gjithmonë do të përdorim të dhënat tuaj personale në atë mënyrë që është e drejtë dhe e denjë për besimin që ju na jepni.
  • Ne do t’ju japim informacion të qartë në lidhje me mënyrën se si ne e përdorim informacionin tuaj personal. Ne gjithmonë do të jemi transparentë me ju në lidhje me të dhënat që mbledhim, çfarë bëjmë me to, me cilët ne i ndajmë këto të dhëna si edhecilin duhet të kontaktoni nëse keni ndonjë shqetësim.
  • Ne do të marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur të dhënat tuaja nga keqpërdorimi dhe për ti mbajtur ato të sigurta.
  • Ne do të përmbushim të gjitha detyrimet e përcaktuara në ligjet dhe rregulloret e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet e mbrojtjes së të dhënave personale. Në mungesë të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, ne do të veprojmë në përputhje me parimet përgjithësisht të pranuara që rregullojnë mbrojtjen e të dhënave personale.

NJOFTIM I PRIVATESISE UNILEVER


Përditësimi i fundit : Qershor 2014

Ky Njoftim i Privatësisë shpjegon llojet e të dhënave personale që ne mbledhim, si i përdorim, si i bëjmë me dije dhe si i mbrojmë këto të dhëna personale.

  • Ky Njoftim i Privatësisë zbatohet për të dhënat personale të mbledhura nga Grupi Unilever në lidhje me shërbimet që ato ofrojnë. Më shumë rreth Grupit Unilever do të gjeni në http://unilever.com/aboutus/. Kjo përfshin informacionin e mbledhur përmesQëndrave që Angazhohen për Klientin, fushatat e drejtpërdrejta të marketingut, lotaritë dhe garat si edhe online nëpërmjet faqeve tona, aplikacioneve dhe faqeve të markave në platformat e palëve të treta (“Faqet e Internetit Unilever”)

    Ky Njoftim i Privatësisë zbatohet gjithashtu për përbajtjen e synuar nga Unilever, përfshirë oferta dhe reklamime për produktet dhe shërbimet Unilever, të cilat ne (ose një ofrues shërbimi që vepron për llogarinë tonë) mund t’ju dërgojmë ju në faqet e internetit, platformat dhe aplikacionet e palëve të treat (“Faqet e Internetit të Palëve të Treta”) duke u bazuar në Informacionin e Përdorimit të Faqeve të Internetit (siç përshkruhet më poshtë). Këto Faqe Interneti të Palëve të Treta mund të kenë politikat e vet a të privatësisë dhe kushtet dhe afatet e veta. Ne ju nxisim që t’i lexini ato përpara se të përdorni këto Faqe Interneti të Palëve të Treta.

    Ky Njoftim i Privatësisë i përfshirë këtu formon një pjesë të afateve dhe kushteve të përdorimit të Faqeve të Internetit Unilever. Për informacion rreth Grupit Unilever, përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, shihni më poshtë Të drejtat tuaja të privatësisëdhe kë të kontaktoni.

  • Duke përdorur një Faqe Interneti Unilever, ju i jepni pëlqimin shoqërisë përkatëse të Unilever Group të mbledhë, përdorë dhe zbulojë të dhënat tuaja personale në përputhje me këtë Njoftim Privatësie. Nëse ju nuk pajtoheni me mbledhjen, përdorimin dhe zbulimin e të dhënave tuaj personale në këtë mënyrë, ju lutem mos përdorni Faqet e Internetit Unilever ose mos i jepni në ndonjë mënyrë tjetër shoqërisë përkatëse të Unilever Group të dhëna personale.

    Unilever do të mbledhë, përdorë ose zbulojë informacionin tuaj personal vetëm kur është e drejtë dhe e ligjshme ta bësh këtë. Në shumicën e rasteve, ne do të kërkojmë miratimin tuaj shprehimisht, por në disa raste, ne mund të nënkuptojmë dhënien e pëlqimit nga veprimet dhe sjelljet tuaja. Ne mund t'ju kërkojmë të na jepni pëlqimin tjetër nëse ne duhet të përdorim të dhënat tuaja personale për qëllime që nuk mbulohen nga ky Njoftim Privatësie . Ju nuk jeni të detyruar të jepni këtë pëlqim, por në qoftë se ju vendosni që të mos e bëni këtë atëherë pjesëmarrja juaj në aktivitete të caktuara mund të jetë e kufizuar. Nëse ju jepni pëlqimin shtesë, kushtet e këtij pëlqimi shtesë do të mbizotërojë në rast të ndonjë konflikti me kushtet e këtij Njoftimi Privatësie

    Ju lutemi, gjithsesi, të mbani parasysh se ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale pa marrë pëlqimin tuaj nëse kemi një arsye të ligjshme për ta bërë këtë, me kusht që ky përdorim të mos cënojë të drejtat, liritë dhe interesat tuaja. Cdo përdorim i tillë do të bëhet në përputhje me Parimet e Privatësisë sëUnilever të parashtruara më lart.

  • Shumica e faqeve të Uniliver janë të dizenjuara dhe të destinuara për t'u përdorur nga të rriturit. Kur një Faqe e Unilever është menduar për tu përdorur nga përdorues më të rinj, ne do të marrim pëlqimin nga prindi ose kujdestari përpara se ne të mbledhim të dhëna personale kur ne mendojmë se është e përshtatshme për ta bërë këtë, ose ku është e nevojshme sipas ligjeve dhe rregulloreve të zbatueshme (mosha për të cilën është i nevojshëm dhënia e pëlqimit ndryshon nga shteti në shtet). Nëse ju jeni një fëmijë mbi moshën në të cilën dhënia e pëlqimit të prindërve është e domosdoshme në vendin tuaj, ju duhet të shihni kushtet e këtij Njoftimi Privatësie me prindërit apo kujdestarin tuaj për t'u siguruar që ju i kuptoni dhe pranoni ato.

    Nëse ne zbulojmë se kemi mbledhur informacion nga një fëmijë pa pëlqimin e prindërve ose kujdestari, kur një pëlqim i tillë duhet të ishte marrë, ne do të fshijmë këtë informacion sa më shpejt të jetë e mundur.

    Qasja në pjesët e caktuara të faqes Unilever dhe/ose kualifikimi për të marrë çmime, mostra ose shpërblime të tjera mund të kufizohet për përdoruesit mbi një moshë të caktuar. Ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të kryer kontrolle verifikuese për moshën dhe të vëmë në zbatim këto kufizime moshe.

  • Në këtë Njoftim Privatësie, "të dhëna personale" do të thotë të dhëna ose pjesë të dhënash që mund të lejojë identifikimin tuaj. Kjo zakonisht përfshin të dhëna të tilla si emri juaj, adresa, emri i përdorur në ekran, fotoja e profilit, adresa e email-it dhe numri i telefonit, por mund të përfshijë edhe informacione të tjera të tilla si adresën IP, zakonet e konsumit, informacione në lidhje me stilin e jetës tuaj apo preferenca të tilla si hobi dhe interesat tuaja. Ne mund të mbledhim të dhëna personal rreth jush nga burime të ndryshme, duke përfshirë:

     

    • Ne mund të mbledhim informacion nga ju drejtpërdrejtë kur ju na jepni të dhëna personal, p.sh. kur ju regjistroheni për të tërhequr çmime apo konkurse, nënshkruani për të marrë informacion, përdorni aplikacionin, blini një produkt apo shërbim nga ne, plotësoni një sondazh ose bëni ndonjë koment ose hetim. Në llojin e të dhënave që ne mund të mbledhim nga ju në mënyrë të drejtpërdrejtë përfshihen të dhënat tuaja për:

      • emrin
      • adresën
      • adresën e e-mail-it
      • emrin e përdoruesit
      • numrin e telefonit
      • kartën e kreditit ose informacione të tjera pagese
      • moshën
      • datën e lindjes
      • gjininë
      • përmbajtjen e gjerneruar nga përdoruesi, mesazhe dhe përmbajtje të tjera që ju jepni në faqet Unilever
      • çdo të dhënë tjetër personale që ju na jepni vullnetarisht
    • Ne (dhe ofrues shërbimi palë të treta që veprojnë për llogarinë tonë) përdorim automatikisht cookies dhe mjete të tjera (të tilla si mjetet analitike të web-it dhe pixel tags) për të mbledhur të dhëna nga ju automatikisht kur ju përdorni Faqen e Internetit të Unilever sipas kushteve të këtij Njofitimi Privatësie dhe ligjeve dhe rregulloreve të zbatueshme . Ky lloj informacioni që mund të mbledhim automatikisht përfshin:

      • informacionin për llojin e shfletuesit që përdorni
      • detaje të faqeve të internetit që keni parë
      • adresën tuaj IP
      • hyperlink-et që keni klikuar
      • emrin tuaj të përdoruesit, foton e profilit, gjininë, rrjetet dhe çdo informacion tjetër që ju zgjidhni për të ndarë kur jeni duke përdorur faqet e Palës së Tretë (të tilla si funksioni “Më pëlqen” në Facebook " ose funksioni + 1 në Google+)
      • faqet e internetit që keni vizituar përpara se të futeshit në Faqen e Internetit Unilever

      (së bashku të referuara si “Informacioni i Përdorimit të Faqeve të Internetit”)

      Shumica e shfletuesve të internetit janë krijuar fillimisht për të pranuar cookies. Ju mund të ndryshoni parametrat për të bllokuar cookies ose për t`ju njoftuar se kur cookies janë duke u dërguar në pajisjen tuaj. Nëse ju përdorni shfletuesë të tjerë, apo nëse përdorni disa pajisje, juve mund t’ju nevojitet të ndryshoni parametrat për çdo shfletues dhe çdo pajisje. Gjithsesi, ju lutemi të mbani parasysh se nëse ç’aktivizoni cookies kjo mund të ndikojë përvojën tuaj në Faqet e Internetit Unilever.

    • Ne mund të marrin të dhëna personale rreth jush nga burime të tjera të ligjshme, përfshirë të dhëna nga burime të disponueshme tregtare, të tilla si baza e të dhënave publike dhe mbledhësit e të dhënave dhe informacione nga palët e treta. Llojet e informacionit personal që ne mund të mbledhim nga burime të tilla përfshijnë:

      • Emrin tuaj
      • Adresën e rrugës suaj
      • Moshën tuaj
      • zakonet tuaja të blerjes
      • preferencat dhe informacion në lidhje me stilin tuaj të jetës si hobitë dhe interesat tuaja
      • informacionin në dispozicion publik si përmbajtja e gjeneruar nga përdoruesi, blogjet dhe postimet, të lejuara me ligj.Reklamimi Online
      • Ne mund të ndajmë Informacion për Përdorimin e Faqeve të Internetit me palë të treta të besuara (p.sh. reklamuesit, agjencitë e reklamave, rrjetet reklamuese, shkëmbimin e të dhënave, etj) në mënyrë që t’ju ofrojmë përmbajtje përshtatur, duke përfshirë reklamat më të përshtatshme për produktet dhe shërbimet që mund të jenë me interes për ju. Këto palë të treta mund të vendosin dhe të hyjnë në cookie-t e veta, beacons të tyre të internetit dhe teknologjive të ngjashme gjurmuese në pajisjen tuaj në mënyrë që të na ndihmojnë të ofrojmë përmbajtje dhe reklama të përshtatura për ju kur ju vizitoni Faqet e Internetit Unilever ose Faqet e Internetit të Palëve të Treta.
      • Në disa shtete, ne kemi adoptuar përdorimin e ikonave të njohura nga industria (p.sh. ikonën AdChoices), e cila mund të shfaqet së bashku me reklama të synuara që ne (ose një ofrues shërbimit që vepron për llogarinë tonë) ju dërgojmë në bazë të Informacionit të Përdorimit të Faqeve të Internetit. Ju mund të klikoni mbi këto ikona për të marrë më shumë informacion në lidhje me mbledhjen dhe përdorimin e informacionit tuaj ose për të refuzuar një grumbullim të tillë në të ardhmen. Ju lutem vini re se edhe nëse ju zgjidhni të refuzoni grumbullimin, ju mund të merrni nga Unilever reklama që nuk janë përshtatur në bazë të Informacit të Përdorimit të Faqeve të Internetit.
      • Në varësi të vendndodhjes suaj, mund të ketë zgjidhje të tjera për t'ju ndihmuar të kontrolloni preferencat tuaja të sjelljes me reklamat online (të tilla si nëse disa palë të treta mund të mbledhin dhe të përdorin Informacionin e Përdorimin të Faqeve të Internetit për qëllime të reklamimit të synuar). Për shembull, në Evropë faqja e internetit www.youronlinechoices. com ju lejon të zgjidhni cilat shoqëri mund të dërgojnë reklama të përshtatura, ndërsa në SHBA ju mund të përdorni Opt-Out Tool të Nismës së Rrjetit Reklamues Opt-Out Tool të Aleancës së Reklamimit Dixhital.
  • Ne mund të përdorim të dhenat tuaja personale:

    • Për të përmirësuar produktet tona dhe eksperiencën tuaj në faqet e internetit Unilever. Zbuloni më tepër rreth kësaj.
    • dhe komunikimi ka lidhje me këtë kërkesë të mëparshme dhe të kryer brenda afateve të përcaktuara nga ligjet në fuqi. Zbuloni më shumë.
    • Për t`ju ofuar produktet dhe shërbimet që kërkoni prej nesh Zbuloni më shumë.
  • Ne mund të vemë në dispozicion një shërbim përmes së cilit ju mund të merrni një tekst ose lloje të tjera mesazhesh nga Unilever të tilla si SMS (shërbimet e mesazheve të shkurtra), MMS (shërbimet e mesazheve multimedia), ose EMS (shërbimet e mesazheve të përmirësuara) në pajisjen tuaj wireless apo celulare (“Shërbimi i Mesazheve Celulare”). Nëse ju regjistroheni në një nga Shërbimet tona të Mesazheve Celulare , ju pranoni që të merrni këto mesazhe nga Unilever në adresën ose numrin celular që keni ofruar për këtë qëllim (përveç rasteve dhe derisa keni zgjedhur të merrni këto mesazhe duke ndjekur udhëzimet në Të drejtat tuaja të privatësisë dhe kë të kontaktoni paragrafi më poshtë).

    Ju e kuptoni se normat standarde wireless të shoqërisë tuaj zbatohen për këto mesazhe, dhe ju mund të ndryshoni mendim në çdo kohe duke ndjekur udhëzimet tek Të drejtat tuaja private dhe kë të kontaktoni paragrafi më poshtë. Nëse tarifat janë faturuar në faturën e llogarisë tuaj ëireless, ju pranoni që mund të marrim nga ju dhe ti sigurojmë kompanisë tuaj informacionin tuaj të pagesës në lidhje me këtë. Ju tregoni që jeni pronari ose përdoruesi i autorizuar i pajisjes ëireless që përdorni për të nënshkruar në Shërbimet e Mesazheve Celulare, dhe se ju jeni i autorizuar për të miratuar tarifkët e aplikueshme. Përveç plotësimit të disa kufizimeve të moshës dhe çdo afati dhe kushti në lidhje me Shërbimin e Mesazheve Celulare, ju kërkohet për të regjistruar të dhëna personale si emrin tuaj, mesazhin në formë teksti, adresën ëireless ose numrin e celularit. Në gjithashtu mund të sigurojmë datën, kohën dhe përmbajtjen e mesazhit tuaj gjatë përdorimit të Shërbimit të Mesazheve Celulare. Ne do të përdorim informacionin që sigurojmë në lidhje me Shërbimin e Mesazheve Celulare në përputhje me këtë Potitikë Konfidencialiteti. Lutemi të vini re se,megjithëse, ofruesi i ëireless-it si edhe ofruesit e tjerë të shërbimeve mund të mbledhin gjithashtu të dhëna për përdorimin e pajisjen tuaj ëireless dhe praktikat e tyre udhëhiqen nga politikat e tyre.

    Ju pranoni dhe pajtoheni se Shërbimi i Mesazheve Celulare sigurohet përmes sistemeve ëireless që përdorin radiot (dhe mjete të tjera) për të transmetuar komunikimin mbi rrjetet komplekse. Ne nuk do të garantojmë që përdorimi juaj i Shërbimit të Mesazheve Celulare do të jetë privat ose i sigurt, dhe ne nuk jemi përgjegjës ndaj jush për ndonjë shkak të mungesës së privatësisë ose të sigurisë që ju mund të përjetoni. Ju jeni plotësisht përgjegjës për marrjen e masave paraprake dhe sigurimin e masave të sigurisë më të mira për situatën tuaj dhe qëllimin e përdorimit të Shërbimit të Mesazheve Celulare. Ne gjithashtu mund të mundesojmë përmbajtjen e ëirelessit dhe/ose llogarinë e celularit tuaj me kompaninë tuaj për qëllim të identifikimit dhe zgjidhjes së problemeve teknike dhe/ose shërbimeve të lidhura me ankesat.

  • Unilever është një nga shoqëritë e mallrave të konsumit lider me produklte të shitura në mëse 190 shtete ( më tepër informacion mbi Unilever mund të gjendet në http://unilever.com/aboutus/). Si një biznes global Unilever mund të ndajë informacionin tuaj personal me shoqëritë e Unilever Grouo dhe palë të treta të besuara të vendosura jashtë vendit në të cilin jetoni me qëllim që ato të përpunojnë ato të dhëna për llogarinë tonë. Zbuloni më shumë.

    Nëse e ndajmë informacionin tuaj personal me një palë të tretë do të bëjmë përpjekjet më të mira për të siguruar që ata që ata ta mbajnë informacionin tuaj të sigurt, të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për ta mbrojtur nga keqpërdorimi dhe ta përdorin vetëm në mënyrë konsistente me Njoftimin e Privatësisë dhe ligjet dhe rregulloret e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave.

    Ne gjithashtu mund të ndajmë informacionin tuaj personal me shoqëri, organizata ose individë jashtë Grupit Unilever nëse mendojmë se dhënia e informacionit është e nevojshme për arsye ligjore.

    Nuk është praktike të rendisim të gjithë shtetet ku informacioni personal përpunohet dhe ruhet duke qënë se këta shtete ndryshojnë vazhdimisht sipas kërkesave operacionale. Nëse keni pyetje, komente apo shqetësime lidhur me mënyrën si ne trajtojmë informacionin tuaj personal, atëherë shihni më poshtë Të drejtat tuaja të privatësisë dhe kë të kontaktoni.

    Unilever nuk i shet të dhënat personale, me përjashtim të ndonjë subjekti i cili merr të gjitha ose një pjesë të veprimtarisë tonë tregtare (për shembull, në lidhje me shitjen tonë të makrës), ose në rast të kundërt në lidhje me një shkrirje, bashkim, ndryshim të kontrollit, rioraganizim ose likuidim të të gjith ë ose një pjese të veprimtarisë tonë tregtare.

  • Ne mund të transferojmë të dhënat tuaja personale në serverat që ndodhen jashtë vendit në të cilin jetoni, apo te filialet ose palë të treta të besuara të vendosura në vende të tjera në mënyrë që ata të mund të përpunojnë të dhënat personale në emrin tonë. Duke përdorur faqet Unilever ose ndryshe duke i siguruar Unilever të dhëna personale, ju bini dakord me ne për të vepruar në përputhje me kushtet e Njoftimit të Privatësisë dhe zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave.

    Ju duhet të jeni të informuar se shumë vende nuk mund të përballojnë të njëjtën mbrojte ligjore për të dhënat personale sic mund të keni ju në vendin tuaj të origjinës. Nëse të dhënat tuaja personale janë në një vend tjetër, mund të aksesohen nga gjykatat, zbatimi i ligjit dhe autoritetet e sigurisë kombëtare në atë vend në përputhje me ligjet e tyre. Duke ju nënshtuar këtyre kërkesave të ligjshme për akses, ju premtojmë se çdokush që përpunon të dhënat tuaja personale jashtë vendit tuaj të origjinës kërkohet të zbatojë masat për ti mbrojtur ato dhe gjithashtu ka vetëm të drejtë ti përpunojë ato në përputhje me udhëzimit e Unilever.

  • Ne marrim të gjitha masat e arsyeshme për të mbajtur të dhënat tuaja personale të sigurta dhe kërkojmë nga çdo palë e tretë që merret ose përpunon të dhënat tuaja personale të bëjë të njëjtën gjë. Aksesi në të dhënat tuaja personale është i kufizuar për të parandaluar aksesin e paautorizuar, modifikimin ose keqpërodrimin dhe lejohet vetëm midis punonjësve dhe agjentëve tanë për të marrë informacio

  • Nëse keni ndonëj pyetje, koment apo shqetësim reth asaj se si të trajtoni informacionin tuaj personal, ju mund të na kontaktoni ne duke klikuar linkun Contact Usnë faqen e Unilever e cila ju drejton ju në Politikën e Konfidencialitetit. Ose, ju lutem shkoni në www.unilever.com, zgjidhni shtetin përkatës dhe pastaj klikoni linkunContact Us. Kërkesa juaj do të drejtohet te shoqëria përkatëse e Grupit Unilever.

    Ju keni të drejtën të na njoftoni nëse:

    • Nuk dëshironi që ne t`ju kontaktojmë në të ardhmen;
    • Dëshironi një kopje të të dhënave tuaja personale të cilin e zotërojmë ne;
    • Dëshironi që ne të korrigjojmë ,përditësojmë apo fshijmë të dhënat tuaja personale nga rregjistrimet tona;
    • Dëshironi të raportoni ndonjë keqpërdorim të të dhënave tuaja personale.

    Për të na ndihmuar që të veprojmë në bazë të kërkesës suj , ju lutem jepni emrin dhe të dhënat.

  • Ne mund të ndryshojmë këtë Njoftim Privatësie herë pas here duke publikuar versionin e përditësuar të Njoftimit të Privatësisë në faqen e internetit të Unilever. Ne do tju japim njoftim paraprak në një kohë të arsyeshme për çdo ndryshim të rëndësishëm të këtij njoftimi. Ne ju ftojmë të vizitoni në mënyrë të vazhdueshme faqen tonë për tu informuar se si i përdorim të dhënat tuaj personale.

  • Përveç këtij Njoftimi Privatësie, mund të ketë fushata të veçanta ose promovime të cilat do të rregullojnë kushet e tjera të konfidencialitetit ose politikës. Ne ju inkurajojmë që të lexoni këto kushte shtesë apo politika përpara se të merrni pjesë në ndonjë nga keto fushata ose promovime sepse ju do t`ju kërkohet që të pajtoheni me ato në qoftë se merrni pjesë. Çdo kusht shtesë konfidencialiteti ose politike do të vihet në dispozicion për ju.